Hawaii po fshihet nga faqja e dheut – mijëra ndërtesa të djegura, numri i të vdekurve rritet në 36 persona
Zjarret shkatërruese në Hawaii kanë marrë të paktën 36 jetë në një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në historinë e vendit, ndërsa një qytet historik në Maui pothuajse është “fshirë nga harta” ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar.
Mijëra turistë që pushojnë në destinacionin popullor janë ende të bllokuar në ishull duke kërkuar strehim të përkohshëm pasi u urdhëruan të largoheshin.
Njerëz të dëshpëruar u panë duke u hedhur në oqean për t’i shpëtuar zjarrit, raporton cnn.
Një banor në Maui, i cili filmoi skenat e shkatërrimit në Lahania, tha se nuk i publikoi disa pamje sepse ishin shumë të tmerrshme për t’u parë.
🙏 Before and after photographs of the fire damage in Lahaina, Maui.
— {Matt} $XRPatriot (@matttttt187) August 10, 2023
Absolutely devastating 😢 pic.twitter.com/7pIpyr7DAM
Zyrtarët kanë frikë se zjarret do të përhapen edhe më shumë në ditët në vijim.
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka paralajmëruar se nuk ka strehimore të mjaftueshme për të ndihmuar ata që kanë humbur gjithçka nga zjarret. Aktualisht, rreth 2000 turistë ndodhen në strehimoren pranë aeroportit të ishullit.
E gjithë pjesa perëndimore e Mauit ka mbetur pa energji elektrike apo shërbim telefonik.
Pamjet satelitore, të marra para dhe pas zjarrit, treguan shkatërrimin e peizazhit dhe infrastrukturës.
Turistët zakonisht dynden në Lahaina për plazhet e saja me rërë të bardhë dhe vendpushimet mahnitëse ndërsa vendasit e duan qytetin shkaku i trashëgimisë historike dhe monumente të shumta.
Vendasit kanë frikë se pema historike e banjave të Lahainas, e cila ka qëndruar para gjykatës së qytetit për 150 vjet, ka rënë viktimë e flakëve.
Imazhet tregojnë se Muzeu i Trashëgimisë Lahaina gjithashtu u dogj deri në atë pikë sa çatia iu shemb.
Maui Devastated from Fires (Video Below)
— Brian Krassenstein (@krassenstein) August 10, 2023
The devastation in Maui Hawaii is just horrible. So far at least 6 people have been killed and the area along the coast looks like an absolute war zone.
Additionally Maui Memorial Medical Center is treating 5 patients, 2 of which have… pic.twitter.com/g9acwW3nnq
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se zjarreve nuk u ka ardhur fundi dhe se shkatërrimet më të tmerrshme po shihen në horizont.
Vendasit thonë se Lahaina është një djerrinë e plotë dhe duket si Hiroshima.
Videot e regjistruara prej ajrit shfaqin shkallën e dëmit në Lahaina, ku mijëra banorë u larguan prej shtëpive të tyre.
Claire Kent, e cila ishte në mesin e atyre që u evakuua me varkë, tha se kishte humbur “gjithçka”.
Drejtuesit e zjarrfikësve theksuan dhe paralajmëruan banorët që të evakuojnë shtëpitë e tyre para se të jetë tepër vonë.
Footage from earlier today showing the utter Devastation in the City of Lāhainā on the Hawaiian Island of Maui due to Wildfires spread quickly by Heavy Winds from Hurricane Dora to the South; the Governor of Hawaii, Josh Green has stated that at least 6 People were Killed just in… pic.twitter.com/7JioGRtoRs
— OSINTdefender (@sentdefender) August 10, 2023
Rruga Press