Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i Bislimit
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Këtë e ka konfirmuar Mustafi vetë.
Mustafi të mërkurën ka postuar në Facebook një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm atë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Bashkëpunimi për trajtimin falas të teksteve mësimore për herë të tretë është një hap i madh drejt arsimimit të qëndrueshëm. Kjo do të ndihmojë nxënësit dhe familjet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Trasuam rrugë bashkëpunimi, frytet e të cilave vazhdojnë për shqiptarët e Luginës. Krenohemi për angazhimin dhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë”, ka shkruar Mustafi.
Rruga Press