Lajme

Banesa e konfiskuar nga shteti – Qeveria ia jep në shfrytëzim Komunës së Prishtinës për të strehuar një familje në nevojë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marrë vendim që një banesë të konfiskuar nga shteti t’ia japë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës për të strehuar një familje skamnore.

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë vendim do të sigurohet strehimin i një familje të Prishtinës, e cila sipas tij po rritë me vështirësi edhe një fëmijë me autizëm.

“Me këtë vendim do të sigurohet strehimi i një familje të komunës së Prishtinës që është fituese e skemës sociale dhe e cila jeton në kushte të vështira dhe rritë me vështirësi madje edhe një fëmijë me autizëm”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

Njoftimi i plotë nga Qeveria pas mbledhjes:

  • Aprovuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim Komunës së Prishtinës për përfituesit e skemës sociale, përkatësisht banesën në Lagjen “Ulpiana”, ob. E-30 L, kati përdhese, nr. 4, Prishtinë, e konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR. Nr. 642/15, dt. 28.06.2017. Me këtë vendim do të sigurohet strehimi i një familjeje të Komunës së Prishtinës që është përfituese e skemës sociale, dhe e cila jeton në kushte të vështira dhe rrit me vështirësi madje edhe një fëmijë me autizëm.
Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

Rruga Press

YouTube player