Komuna e liron hapësirën prapa ndërtesës së MTS-së në Mitrovicë të Veriut, e bën parking
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që të lejohet shfrytëzimi i hapësirës publike mbrapa objektit të MTS-së për parking të veturave.
Në vendimin e nënshkruar sot thuhet se shfrytëzimi i kësaj hapësire po bëhet me qëllim të lirimit të rrugëve për qarkullim.
Para disa ditësh, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se se kompanisë MTS d.o.o. i është hequr licenca e biznesit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës publikoi një listë me dhjetëra kompani, me adresa të kontestuara në dokumentet e regjistrimit, të cilave tha se do t’u hiqet leja e punës.
Në mesin e këtyre kompanive është edhe MTS d.o.o. – kompania simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia”, që është themeluar më 2015 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.
Selia e kësaj kompanie është në Mitrovicë të Veriut, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Kjo kompani ka degë edhe në vendbanime të tjera serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shërpcë dhe Ranillug.
Rruga Press