Lajme

Rënia e euros/ Berisha: Po goditet 30% e popullatës, po përfitojnë narkoqeveritarët dhe përbindshat e drogës!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar si dramatike, situatën e krijuar në Shqipëri me një zhvleftësim “të pamëshirë” të euros, monedhës evropiane dhe një forcim “jashtë çdo logjike”, siç e nënvizoi, të lekut shqiptar.

Berisha theksoi sot se nga kjo situatë po goditet në masë mbi 30% e popullatës dhe po përfitojnë narko-qeveritarët dhe narko-trafikantët, përbindëshit e drogës, që i fusin paratë në Shqipëri me kontenierë, kamionë , autobuzë.

“Jemi sot këtu për një problem shumë tronditës, problem i cili shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të prodhimit, për aq sa eksportet janë motor i fuqishëm i tij; shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të punësimit për aq sa sektori i eksporteve është një sektor madhor punësimi në këtë vend; shoqërohet me një disbalancë, thellim të mëtejshëm të disbalancës tregtare dhe lëkundje në themel të ekonomisë shqiptare.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Janë debate të shumta dhe normale mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës evropiane dhe të forcimit jashtë çdo lloj logjike të lekut shqiptar.

Nuk ka diskutim se leku është një simbol kombëtar dhe si i tillë, forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie, por në këtë rast është një çështje turpi të madh kombëtar sepse ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar euro-lek, lek-euro, janë narko-qeveritarët dhe narko-trafikantët.

Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre në sipërmarrje që eksportojnë.

Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, e përballon ditën me remitancat e rregullta që i dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nga 40% të tjera që i marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Nga ky buxhet ata që përfitojnë janë përbindëshat e trafiqeve të drogës,  që fusin në Shqipëri euro me kontenierë, me kamionë, me mikrobuzë, i groposin i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, të familjeve të thjeshta, por përkundrazi me një varfërim më të madh progresiv dhe ajo rritje të shkojë e tëra te oligarkët dhe klanet e drogës.

Situata është dramatike”, përfundoi Berisha.

Rruga Press

YouTube player