Nuk u pranua të ligjërojë në UP, por punimi shkencor i Ibadete Bytyçit publikohet në mediat më prestigjioze botërore
Nuk u pranua të ligjërojë si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (UP), por punimi shkencor i Ibadete Bytyçit bëri bujë të madhe duke u publikuar në të gjitha mediat më prestigjioze botërore.
Këtë e bëri të ditur vet Bytyçi, përmes një profili në rrjetin e saj social në Facebook duke treguar se punimi i saj shkencor me titull “Vetëm 4,000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes, por më shumë është më mirë”.
Punimi i saj shkencor u publiku në CNN, BBC, The Guardian, etj.
Ndryshe, Ibadete Bytyçi është e njohur botërisht për punën e saj në fushën e mjekësisë dhe e cila është shpallur shkencëtare botërore e Kardiologjisë, me tërë sukseset e arritura ndër vite, është refuzuar që të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës (UP).
Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike.
Rruga Press