(VIDEO) “Këto tanke janë të vjetër sa mamuthët”/ Rusia nxjerr 1.500 tanke të ndryshkur nga depoja siberiane pasi pësoi humbje të mëdha në Ukrainë
Vladimir Putini është detyruar të rikthejë në përdorim pothuajse gjysmën e tankeve të tij të vjetra dhe automjeteve të blinduara nga një depo e madhe siberiane, pasi pësoi humbje të mëdha në Ukrainë.
Rreth 1,570 makina luftarake të ndryshkura janë zhvendosur nga deponia në Siberi, dhe janë rikthyer në shërbim për luftën e presidentit rus kundër Ukrainës.
Më shumë se 40 përqind e 3,840 tankeve dhe automjeteve ushtarake të paraqitura në fotografitë satelitore nga Google Earth në depon e pajisjeve ushtarake në Vagzhanovo para luftës, pretendohet se tani janë nxjerrë jashtë.
Pamjet tregojnë tanke të vjetëruara të ripërdorura nga vendet e magazinimit si Vagzhanovo – prej të cilave ka disa në të gjithë Rusinë – duke u zhvendosur në zonën e luftës me tren ushtarak.
Përdorimi i makinerisë së epokës sovjetike është një shenjë e dëshpërimit të Putinit, por edhe e llogaritjes së gabuar se burimet ekzistuese do të plotësonin nevojat e tij të luftës.
Të dhënat për bazën ushtarake janë marrë nga edicioni rus i The Moscow Times nga blogjet e fotografëve dhe udhëtarëve.
Pas tetë muajsh të luftës në nëntor 2022, rreth 2,600 automjete të blinduara mbetën në bazë, dhe deri në maj 2023 ky numër kishte rënë në 2,270.
Rruga Press