Lajme

Vuçiç për ish-kryeministrat e Kosovës: Merreshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë

Presidenti i Serbisë Aleksandwr Vuçiç ka përmendur ish-liderët e Kosovws, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, ndërsa ka komentuar takimin e fundir me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiç për RTS, është shprehur se krahasuar me ish-përfaqësuesit e palës sw Kosovws në negociata, me Kryeministrin Albin Kurti, e ka të pamundur të merret vesh për ndonjë gjë.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tani nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se Kurti deklaroi para medieve se i ka dhuruar Vuçiçit një marrëveshje të paqes me gjashtë pika, por ajo është refuzuar nga presidenti serb ende pa u lexuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *