Lajme

Joseph: Nënshkrimi në letrën dërguar BE-së e SHBA-së, është njohje joformale e Kosovës nga ana e Ukrainës

Analisti Eduard Joseph këtë të martë ka folur rreth letrës së dërguar BE-së dhe SHBA-së nga deputetja britanike, Alicia Kearns dhe eurodeputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, për raportin Kosovë-Serbi.

Analisti tha ndër të tjera se Oleksandr Merezhko ka nënshkruar që e njeh Kosovën si një shtet sovran.

Kjo sipas tij, është një lloj njohje informale e Kosovës nga ana e Ukrainës.

“Merezhko e di se implikimi i një nënshkrimi që e njeh Kosovën si një shtet sovran është një formë e njohjes së Kosovës nga ana e Ukrainës, një lloj njohje informale”.

“Zgjidhja për çështjen aktuale do të trajtohet nga njohja e Kosovës nga pala e Ukrainës, sepse kjo do bënte që pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do e njohin atë. Me hapat përpara drejt njohjes marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë për të ndryshuar”, tha ai për Euronews Albania.

Lexo më shumë  FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Për këtë letër njoftoi deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila po ashtu bëri publike përmbajtjen e saj.

“Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohet që të mos miratojmë një politikë me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në letër.

Sipas deputetes në fjalë, është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme të bëhen bashkë njëzëri kundrejt një shqetësimi që kanë.

Lexo më shumë  Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze

“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin”, ka thënë ajo.

Këtë mbështetje e kanë vlerësuar lart nga Qeveria e Kosovës dhe Presidenca.

Rruga Press

YouTube player