Lajme

Kurti falënderon politikanët perëndimorë për thirrjen për qasje më të ashpër ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët perëndimorë për thirrjen e tyre për solidaritet me Kosovën.

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në letrën e tyre ata kanë bërë thirrje që të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Kurti ka shprehur mirënjohje ndaj atyre që “kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje më të vëmendshme për rajonin ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”.

Një letër të tillë e kanë dërguar edhe kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth, dhe senatori amerikan Bob Menendez. Letra i ka shkuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e ministrit të Jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në letër ishin nënshkruar edhe kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Britanisë, Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë e Lituanisë.

Rruga Press

YouTube player