Lajme

16 mijë shqiptarë në aplikacionin e botës së krìmìt Sky ECC

Sky ECC (Sky Encryption Communication) konsiderohej një aplikacion i sigurt mesazhesh i krijuar për të ofruar komunikim të koduar nga skaji në skaj.

Ishte i njohur privatësinë dhe sigurinë që të ofron, duke e bërë atë të popullarizuar në mesin e individëve dhe grupeve që i japin përparësi konfidencialitetit në komunikimet e tyre. Aty bandat kriminale flisnin të pashqetësuar lidhur me punët e pista, aktivitetet, pazaret e drogës apo edhe porositjen e vrasjeve.

Sky ECC u krijua për të ofruar veçori të tilla si mesazhe të koduara, thirrje zanore dhe tepër të sigurta nga përgjimi dhe aksesi i paautorizuar. Për këtë arsye preferohej jashtë mase nga grupet kriminale, duke u bërë ‘të pakapshëm’” nga polica.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Mirëpo, pas ndërhyrjes së FBI-së, e cila ndihmoi në zbërthimin e aplikacionit “Sky ECC”, shumë kriminelë përfunduan pas hekurave. Aplikacioni është mbyllur përfundimisht në vitin 2021 nga një operacion i Europol dhe për ta përdorur, duhej të kishe një telefon të posaçëm. Ndërkohë sipas Europol-it rezultuan se 16 mijë shqiptarë ishin abonentë në aplikacionin “SKY”.

Burime në media bëjnë me dije se po gjenerohen mesazhe të shumta dhe se për shkak të këtij fluksi Shqipëria ka kërkuar 6 poste pune. Kujtojmë për shkak të këtyre mesazheve SPAK ndërmori një megaoperacion “Metamorfoza”, ku mbetën të arrestuar njerëz të pushtetshëm si biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefin e operacionales Oltion Bistri apo prokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Numri i madh prej 16 mijë shqiptarë në këtë aplikacion, dukshëm tregon se shumë emra të tjerë të botës së krimit, politikës dhe drejtësisë që kanë abuzuar me detyrën dhe duhet të dalin shumë shpejt para drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player