Lajme

Historia e “Bon Vivantit” lokalit të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajlit ku po ndodhin shumë vrasje, plagosje e përleshje

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin ”Bon Vivant”, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka ndërruar jetë një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, kurse kanë 4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri  të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në konflikt.

 Por kjo nuk është hera e parë që ndodhin vrasje, rrahje e plagosje në lokalin “Bon Vivant” tashmë i shëndrruar në vendin  sinonim të veprave të tilla kriminale.
Një ndër aksionerët e “Bon Vivant”  është edhe funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismajli i cili aktualisht është nënkryetar i PDK-së dhe kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas të dhënave të ARBK-së, pronarë të kompanisë “Bon Vivant SH.P.K.” janë tre persona, ku 33.3 % të aksioneve janë në pronësi të funksionarit të lartë të PDK-së Uran Ismajli.

Lokali  “Bon Vivant” është shëndrruar në arenë përleshjes  ku shpesh  kanë përfunduar me plagosje dhe vrasje.

Më 13 tetor 2014 kishte ndodhur një incident i rëndë ku si pasojë  ishte vrarë Rrahman Uka, roje në atë lokal.

Sipas aktakuzës së ngritur me korrik të vitit 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, akuzohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Gjykata Gërdovcin e kishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Krasniqi ishte dënuar nën cilësimin e veprës penale nga vrasje në pjesëmarrje në rrahje në kohëzgjatje prej 4 vjet e 3 muaj.

Të pandehurit Masar Gërdovci, gjykata i kishte shqiptuar dënim unik me kohëzgjatje prej 21 vjet e 8 muajve si dhe dënimin plotësues konfiskimi i armës e mbajtur në mënyrë të paautorizuar si mjet i kryerjes së veprës penale.

Më 30 dhjetor 2021 kishte ndodhur njw incident tjetwr ku gjatw inspektimit pwr masat anti-covid  ishin sulmuar fizikisht  inspektorwt komunal nga sigurimi i lokalit. Incidenti përfundoi me shoqërimin në polici të drejtorit të “Bon Vivant”, Genc Gashi.

Rruga Press

YouTube player