Lajme

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj ish-deputetit Simiq

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë kallëzim penal ndaj ish-deputetit të Listës SerbE, Slavko Simiq.

Ajo ka thënë se incizimi dhe publikimi i incizimit të jashtëligjshëm nga ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Sipas saj, ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dezinfomuese nga ana tjetër.

Ka shtuar se të njëjtat tani janë pjesë e kallëzimit penal dorëzuar Prokurorisë së Shtetit me 1 gusht, 2023.

“Përveç jashtëligjshmërisë së incizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar. Nuk i ka mjaftuar incizimi, kjo vepër e rëndë penale por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes. Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ajo ka shtuar se në këtë periudhë kohore janë publikuar dhjetëra lajme të rreme, që sipas saj janë verifikuar nga monitoruesit. Ka shtuar se burimi i tyre përveç nga individë është edhe nga një parti politike parlamentare, PDK.

“Kjo është një fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj grupimit politik e institucional që unë i përkas. Lista Serbe ka 14 muaj që nuk është më pjesë e institucioneve. Deputetët e dikurshëm të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë gjendur në veprime të tjera kriminale duke sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e NATO-s në protestat e dhunshme që i shkaktuan në 3 komunat e veriut të vendit gjatë muajit Maj dhe Qershor. Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ka paralajmëruar se “për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet. Të njëjtët po synojnë të vijojnë me fushatat e tyre”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player