Lajme

38,8% e shqiptarëve duhanpirës/ OBSH: Europa pa duhan deri në vitin 2040

Organizata botërore e shëndetësisë ka vendosur si objektiv, që në vitin 2040 të shpall Europën pa duhan.

Po ndërsa ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë që në këtë vit niveli i duhanpirjes të jetë jo më shumë se 5% në Shqipëri kjo shifër vjen në rritje. Një raport i fundit i Bankës Botërore ka nxjerr në pah se 38,8% e shqiptarëve janë konsumatorë të duhanit.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Në një intervistë për Euronews Albania eksperti për politikat për mbrojtjen nga duhani, Roland Shuperka, thotë se vendi ynë e ka të vështirë të arrij këtë objektiv.

Pavarësisht situatës, Shqipëria renditet mes 90 vendeve të para në botë sa i takon politikave të hartuara për parandalimin e duhanit, por disa prej tyre janë të pazbatueshm.

Eksperti sugjeron që duhanpirësit, që nuk mund të shkëputen nga vesi të kalojnë në përdorimin e produkteve alternative pa djegie.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Produktet alternative të duhanit pa djegie përdoren në afro  30% të duhanpirësve në disa vende të Europës, sa i takon Shqipërisë këto produkte përdoren në më pak se 5% të duhanpirësve.

Rruga Press

YouTube player