Lajme

Nuk ka të ndalur/ Jepen leje ndërtimi për pallatet në portin e Durrësit, godina në Tiranë dhe hotele në bregdet

Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi me së paku 20 leje të reja ndërtimi ose zhvillimit për projekte resortesh, por edhe kullash. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit.

Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të nisi pikërisht në pjesën lindore aty ku autoriteti portual i Durrësit përzuri koncesinarin gjerman që kishte një kontratë shfrytëzimi 35-vjeçare.

Lexo më shumë  Lutfiu: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi legalizoi pasivizimin e adresave

Po ashtu janë miratuar në seri lejet për projekte buze detit, nga plazhet e Lezhës deri në Sarandë. Leje ndërtimi është dhënë një “Strukturë akomoduese rezidenciale në Vlorë”.

Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzi. Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës. Dy vendimet e tjera ishin miratime lejesh ndërtimit për dy resorte turistike.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për një resort turistik, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.

Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës dhe Sarandës. Në të njëjtën mbledhje KKT ka miratuar se paku 30 leje të tjera për objekte të ndryshme në vend./Monitor

Rruga Press

YouTube player