Bota

Ushtria ukrainase rrëzon 15 dronë që i ishin drejtuar Kievit

Kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popko ka thënë se Ukraina ka rrëzuar rreth pesëmbëdhjetë dronë që po shkonin për në Kiev.

Sipas një postimi që ai bëri në rrjetet sociale thuhet se forcat e armatosura ukrainase zbuluan dhe shkatërruan 15 objektiva ajrore, ku ndër të tjera theksoi se ato ishin drone kamikaze të tipit Shahed të prodhuar nga Irani.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Sipas informacioneve që kemi deri më tani, nuk ka pasur viktima apo dëme në kryeqytet”, shtoi ai.

Alarmi për sulmin ajror, i 820-ti me radhë që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, zgjati rreth tre orë.

Natën e së martës ndaj të mërkurës, ushtria ukrainase siguroi se rrëzoi më shumë se 10 dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mbeturinat që kanë rënë kanë shkaktuar dëme të lehta materiale, por jo viktima.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player