Kreu i Konfindustrisë: Rënia e euros nga fluksi i parave të zeza
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku foli për zhvlerësimin e euros, duke u ndalur edhe tek forcimi i lekut. Gjatë bisedës në studio ai theksoi se rënia e euros ka ardhur nga flukset informale të parave. Gjithashtu shtoi se duhet bërë një analizë e thelluar për të sqaruar opinionin, si edhe të merren masa lidhur me këtë situatë.
“Prej një viti ka pasur një zhvlerësim të vazhdueshëm të euros. Duhet të ketë një sinjal alarmi që nuk lidhet vetëm me zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut, por kemi të bëjmë një sinjal që leku godet ashpër euron, por kemi të bëjmë edhe me faktin se si po funksionon në përgjithësi ekonomia. Është një sinjal alarmi që për nga përmasat mund të përafrohet me vitin ’97. Pasi edhe në atë kohë e gjithë vendimmarrja mbylli sytë, me piramidat e kohës. Më e pakta që duhet të kishin bërë institucionet përgjegjësie në Shqipëri, është të bënin detyrën e tyre. Mungon përgjigja e institucioneve. Masa kryesore është të dalin në konkluzione dhe t’ua thonë hapur shqiptarëve se përse po forcohet leku. Kemi prani apo flukse masive të parave të zeza që pastrohen në ekonominë shqiptare, kjo është shumë e rrezikshme. Nëse do të zhvilloheshin me burime normale nuk ka asnjë problem, por të gjitha të dhënat tregojnë që nuk ka rritja për shkak të ekonomisë formale, por kemi të bëjmë para që vijnë nga informalitete, para të zeza që pastrohen në Shqipëri. Qeveria të reagojë”, u shpreh ai.
Rruga Press