Lajme

Takim me drejtuesit e FMN-së/ Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi ka mbi 400 mijë pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive dhe kjo dëshmon suksesin e Qeverisë së tij, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të hënën.

Shifrat e tilla, Kurti i përmendi edhe në një postim në Twitter gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, fokusi i diskutimit të sotëm ishin projektet e përbashkëta me FMN-ë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. U theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15% ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor. Kryeministri nënvizoi se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Duke shërbyer kështu si dëshmi e suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Përfaqësuesit e FMN-së, sipas njoftimit, thanë se duke pas parasysh këto të dhëna dhe zhvillime, Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara.

“Ata gjithashtu u shprehën falënderues për bashkëpunimin e mirë ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Delegacioni nga FMN kryesohej nga Zëvendësdrejtori i Departamentit për Evropë të FMN-së, Mark Horton. Ai shoqërohej nga drejtuesi i misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel di Bella dhe ekipet e tyre përkatëse”, vijon njoftimi.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Rruga Press

YouTube player