Lajme

Vëllezërit Kariq & Vëllëzërit Devolli dhe Avokati i tyre a kanë mbetur pa PARA?!

Amerikanët janë duke e zbuluar “mashtrimin e madh” prej më shumë se një miliard dollarësh!

Shkruan: Fadil Pushkolli

Pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Bogoljub Kariçit dhe kompanive të tij, përmes të cilave dyshohet se janë pastruar më shumë se një miliardë dollarë për Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po mendojnë të bëjnë të njëjtën lëvizje. Kjo mund të merret me më seriozitet pasi që është bërë kërkesa e republikanit Chris Smith dërguar më 24 mars Departamentit Amerikan të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit.

Ai kërkon që institucionet amerikane të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj të gjithë manjatëve të caktuar në përputhje me aktin Global Magnitsky për mbështetjen e Lukashenkos, duke përfshirë Vëllëzërit Kariç, avokatin e tij, pronarin e firmës Seine LTD, British Virgin Island, shtetasin qipriot Marinos Stylianides që të njëjtën kohë emri i tij lakohet në rigjistrimin e Klan Kosovës në Maqedoni.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Pse është e rëndësishme Kosova për familjen Kariq?!

Biznesmeni dhe politikani serb, Bogolub Kariq, në emisionin special në TV PINK dhe TV Happy të Beogradit, ka folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Brukselit të cilën e kishin pas arritur Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuqiq, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e dy popujve.

Kariq tha se nevojitet angazhim maksimal për ripërtëritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe vazhdim të marrëdhënieve ekonomike në mes të shqiptarëve dhe serbëve, sepse sipas tij ky bashkëpunim është rruga më e shkurtër e tejkalimit të situatës së vështirë politike. Kariq konsideron se ngritja e ekonomisë do t’i pajtonte qytetarët dhe do t’u mundësonte jetë të dinjitetshme dhe të mirë.
Biznesmeni Kariq tha se Kosova mund të bëhet ura më e mirë e bashkëpunimit të Serbisë me Shqipërinë, thuhet në kumtesën e zyrës për media të biznesmenit Bogolub Kariq.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Të njejtën gjë si vëllezërit Kariq kërkonte dhe Grenelli, tejkalimin e mosnjohjes politike me anë të shkëmbim tregtar, me shpresen se kjo në të ardhmen do i shërbejë normalizimit deri në njohje. Ky propozim që ngjan kaq naiv në dukje, sjell dy rezultate:
1. mbajtjen e Kosovës në varësinë ekonomiko-tregtare të Serbisë
2. mbajtjen e shqiptarëve në pozicionin negociues ‘i butë-naiv’, gati për të kompromise të rënda./KosovaPost

Rruga Press

YouTube player