Kuriozitete

Kush do të komunikojë me tokën? Objekti kozmik i panjohur prej 30 vitesh na ka dërguar sinjale radio

Një objekt kozmik i panjohur po lëshon sinjale të pazakonta radio nga një distancë prej 15 mije vitesh dritë larg nga Toka. Me impulse të valëve të radios çdo 22 minuta, ky fenomen i çuditshëm ka më shumë se 30 vite që po vazhdon. Shkencëtarët, të udhëhequr nga astrofizikantja, Natasha Hurley-Walker nga Universiteti Curtin në Australi, besojnë se burimi mund të jetë një Magnetar jashtëzakonisht i ngadalshëm.

Ky zbulim paraqet një sfidë për të kuptuarit tonë aktual të këtyre objekteve qiellore dhe mund të fshehë një mekanizëm që është ende i panjohur. Një Magnetar është një lloj ylli neutron me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme. Zbërthimi i fushës magnetike fuqizon emetimin e rrezatimit elektromagnetik me energji të lartë, veçanërisht rrezet X dhe rrezet gama.

Rruga Press

YouTube player