Lajme

Vendimi për Klan Kosovën, analisti bën pyetje “interesante”: Pse hesht Baton Haxhiu?

Vendimi i ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik, ka sjellë reagime të ndryshme si nga shoqëria civile ashtu edhe nga politikanë opozitarë që e kanë kritikuar këtë vendim.

Lexo më shumë  'Aksi nacional Librazhd-Prrenjas,e izoluar prej 11 ditësh', gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë

Kurse, analisti politik Rexhep Kastrati, pyet se pse nuk reagon Baton Haxhiu si ish- drejtor i këtij televizioni.

Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, pyet pse po hesht Batoni, gjersa shton mos “është edhe Batoni njëri nga ata që qëndron prapa skandalit”.

Statusi i plotë:

Klanin si Klan Kosovë e solli Baton Haxhiu, dhe në gjithë këtë tallava reagimesh, mungon pikërisht gazeli i Batonit! Pse po hesht Batoni? A është edhe Batoni njëri nga ata që qëndron mbrapa skandalit të Klan Kosovës dhe më tej në skandalin e destabilizimit të Kosovës në trekëndëshin PDK-Lista “Srpska”-Korpusi medial agjenturor?

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Institutit GAP: Kosova me arritje të jashtëzakonshme, e para në rajon në eksportin e shërbimeve në vitin 2025
YouTube player