Lajme

Shifrat/ Rriten çmimet në baret e restorantet në vend

Shumë bare në kryeqytet e bregdet kanë rritur çmimet e kafesë së fundmi. Të njëjtën tendencë po shënojnë dhe çmimet në restorante. Rritja nuk është vetëm në jug, por në gjithë vendin.

Sipas Monitor, Tendenca konfirmohet nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që publikohet nga INSTAT, sipas të cilit ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit Kafe – restorante (catering) ishte 1.3% në maj dhe qershor, rritja më e lartë që nga janari 2017, kur raportohen të dhënat. Deri në fund të 2020-s, çmimet në bare e restorante ishin të më të qëndrueshme, ndërsa ishin në tendencë rënëse në gjysmën e dytë të 2020-s.

Situata e vështirë që kaloi ky sektor, një ndër më të goditurit e pandemisë, ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve, për të kompensuar uljen e qarkullimit. Të dhënat të tjera të INSTAT për indeksin e vlerës së bareve e restoranteve tregojnë se në tremujorin e parë 2021, konsumi në bare e restorante ishte rreth 6% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (kur sapo kishte filluar pandemia e Covid-19) dhe 10% më pak se në janar-mars 2019, kur gjithçka ishte në normalitet dhe biznesi i bareve e restoranteve shënoi vitin më të mirë historik.

Lexo më shumë  Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Henri Jahaj, thotë se rënia e xhiros nga tkurrja e konsiderueshme e konsumit, që do të thotë se të ardhurat e individëve u reduktuan. Arsye tjetër është pasiguria e shkaktuar nga kriza e Covid-19, ku shumë njerëz ulën shpenzimet, duke u përqendruar më shumë te produktet e shportës dhe shëndetit. Një tjetër arsye e rënies së xhiros është edhe orari i kufizimit të lëvizjeve. Kjo solli që pasditja të mos funksionojë me tepër për restorantet dhe baret.”

Lexo më shumë  Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Ekonomia shqiptare ka një varësi të lartë nga biznesi i bareve e restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, gati 10% e totalit të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor. Të ardhurat e bareve e restoranteve, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *