Kurti telefonon ministrin e jashtëm të Turqisë, diskutojnë për sigurinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan duke e uruar për rezultatet e zgjedhjeve atje.
Në komunikatën për media të qeverisë thuhet se Kurti i ka ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.
“U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Së fundmi Kosova ka blerë dronët Bayraktar TB-2 nga shteti turk.
Rruga Press