Lajme

Erdogan: Do të punojmë së bashku me Bidenin për t’i sjellë më shumë njohje Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, është shprehur se do të angazhohet personalisht që Kosova të ketë më shumë njohje ndërkombëtare.

”Për Kosovën duam të rrisim  edhe më shumë numrin e njohjeve, e cila aktualisht njihet nga 114 vende”, është shprehur Erdogan.

Siç shkruan Reuters, ai tutje ka shtuar se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

”Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ua propozoj këtë atyre”, u shpreh Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rexhep Tayyip Erdogan këto deklarata i dha në një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), vend ky që momentalisht nuk ka njohje të gjëra ndërkombëtare por mbështetet fuqishëm nga Turqia.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *