Lajme

VIDEO/ Zjarr në Berat, përshihen nga flakët zona me ullishte në Rroshnik

Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik në Berat.

Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për ti shuar ato.

Lexo më shumë  Emëruan deputetin Bekë Berisha si kryetar të klubit, "Plisat” hedhin gjësende në parket, ndërpritet ndeshja Ylli – Prishtina

Deri tani duket se situata po shkon drejt normalizimit, por ende nuk është mundësuar lokalizimi i plotë i flakëve dhe shuarja e vatrave të zjarrit. Nuk dihet ende sesa ha ullishte janë përfshirë nga flakët, pasi zjarri është duke vazhduar.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e Kosovës