KryesoreLajme

Joseph me kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së: Po i bëni presion të vazhdueshëm Kosovës dhe “përkëdhelni” Serbinë

 Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph, sërish ka hedhur kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së, për presion të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe “ledhatim” të Serbisë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Twitter, Joseph tha se marrëveshja e Ohrit parasheh marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, ndërsa Vuçiq feston ç’njohjen e Kosovës nga shteti i Surinamit.

Kjo thekson ai nuk do duhej të ndodhte, dhe perëndimi duhet ta shikonte këtë gjë.

“Duke lëvizur nga Lindja e Mesme në hemisferën Perëndimore, Vuçiq feston vendimin e Suriname për të ç’njohur Kosovën , e cila konfirmon miqësinë me Serbinë. Por Serbia do duhej të përkushtohej për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sipas Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Joseph theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë disa pyetje Serbisë.

“Çfarë lidhje ka izolimi i Kosovës me të drejtat e serbëve të Kosovës”?

“Po ashtu, pyetje që diplomatët amerikanë duhet t’i bëjnë vetes: A është miqësia e Serbisë me Iranin, baza për një partneritet më të mirë të Shteteve të Bashkuara me shtetin serb”?

“SHBA/BE, kuptohet, i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës Kurti për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e ‘Asociacionit’ siç është rënë dakord në Ohër. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiq dhunon frymën e Ohrit duke intensifikuar fushatën e dëmshme të izolimit me Iranin që mbështet Putinin”, tha profesori amerikan.

Këtë të fundit Joseph, e ndërlidh me deklarimet e fundit të presidentit Iranian, Ebrahim Raisi, i cili tha se Irani do të mbështes respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Raisi po ashtu deklaroi se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Iranit për të gjitha çështjet e rëndësishme, përfshirë mosnjohjen e Kosovës.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

“Teherani nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës”, ka thënë presidenti Iranian.

Rruga Press

YouTube player