Nisja e punës në veri nga policët e rinj të komuniteteve, kryeministri Kurti iu uron suksese dhe i falënderon për shërbimin
Pas raportimit që në veri kanë filluar punën 74 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka uruar suksese në shërbimin e tyre.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit kanë filluar punën në veri të vendit.
Ai tha se 45 janë nga komuniteti serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.
74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë
74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë
“Të sapodiplomuar në Policinë e Kosovës zyrtarët nga komunitetet jo shumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.
Policët e rinj janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar të Policisë së Kosovës.
E konkursi për rekrutimin edhe të disa policëve të rinj, i cili është shpallur në fillim të këtij muaji në të gjitha rajonet, do të zgjasë deri të mërkurën.
Rruga Press