Lajme

Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit dhe gazetarit Berat Buzhala për audioincizimet

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës është propozuar debat për audioincizimin, ku pretendohet që janë duke folur Kusari- Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Sipas Kusari- Lilës debate të tilla mund të zhvillohen në studio televizive, teksa shtoi se për çështjen e audioincizimeve “debati është ezauruar deri më tani”.

“Kishim debat të gjerë në Kryesi në raport me incizimet e jashtëligjshme që kanë dalë dhe janë të edituara dhe u jam përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Kryesisë ashtu siç i kanë pasur. Në këtë kontekst edhe në diskutimin e deritashëm çdo ditë pas publikimit të incizimeve kam dhënë intervista dhe jam deklaruar dhe nuk kam hezituar ndaj pyetjeve nga gazetarët dhe oponionistët. Konsiderojmë që seancat të jenë brenda agjendës legjislative, besojmë që debate të tilla mund të zhvillohen në studio televizive siç i kemi parë deri më tani”- tha ajo.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“Opozita e ka mundësinë të thërret seancë të veçantë, ne nuk e kemi shprehë vullnetin sepse i pamë rrethanat se si deshën ta zhvillojë këtë debat. Debati është ezauruar deri më tani, nuk kanë qenë përgjime të hetuesisë, kanë qenë incizime të jashtëligjshme e të edituara nga ata që do mbajnë pasoja ligjore”- shtoi Kusari- Lila.

Deputetja ka paralajmëruar se ka përgatitur dy kallëzime penale, një për Simiq dhe një për gazetarin Berat Buzhala nga Portali Naconale, i cili edhe kishte bërë publikimin e audioincizimeve.

“Po e deklaroj publikisht, kam të përgatitura për këtë çështje dy kallëzime penale që do dorëzohen brenda pak ditëve, një ndaj ish deputetit Simiq në Prokurorinë e Shtetit dhe tjetrën ndaj gazetarit dhe portalit që i ka publiku ato incizime të jashtëligjshme dhe të edituara”- deklaroi Kusari- Lila.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Gazeta Nacionale ka publikuar një audioincizim, ku pretendohet që janë duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në këtë audioincizim pretendohet se Kusari- Lila ka folur për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Projektligjin për pensionet e veteranëve.Kusari- Lila ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin, ky i fudnit i kërkuar nga Policia dhe i futur në listën e zezë nga SHBA.

Rruga Press

YouTube player