Kur gjeopolitika përballet me të drejtën dhe moralin publik
Rivalitetet mes fuqive të mëdha, qoftë edhe për rgjione si është Siujdhesa Ilirike, shkojnë thellë në muzgujt e historisë. Për një kohë të gjatë gara për dominim në këtë rajon ishte mes të mëdhenjëve siç ishin SHBA-të dhe BRSS; ndërkaq sot përballen me njëra-tjetrën SHBA, Rusia, Turqia dhe Kina.
Cilido qoftë konstelacioni i këtyre fuqive me BE-në, rirreshtimi gjeopolitik i dy republikave tona është i qartë.
Nga Sadri Ramabaja
Mbështetja e BE-së dhe para së gjithash mbështetja amerikane për Beogradin, ka të bëjë më shumë me interesat gjeopolitike se sa me të drejtën dhe etikën në politikë.
Por, nëse mbështetja amerikane për Beogradin ka të bëjë me interesat eksplicite amerikane të ndërlidhura me luftën në Ukrainë, mbështetja e BE-së është në funksion të revizionimit të historisë të fundshekullit të kaluar dhe përpjekjeve për ta zhbërë Republikën e Kosovës si entitet politik.
Tolerimi i Serbisë në raport me shmangiet, respektivisht talljen që po bën me Marrëveshjen Themelore [Bruksel, 27 shkurtit 2023 dhe Aneksit të saj, Ohër, 18 mars 2023] hedhë dritë mbi tezën e mësipërme, nëdrkaq aprovimi me shpejtësi i masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosoëvs, flet për disponimin e një lagjeje të mirë të shteteve të BE-së kundruall Republikës së Kosovës krejtësisht në përputhje me atë të Serbisë!
Provokimet e Serbisë me ushtri dhe njësitë terroriste të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës, janë thjeshtë një prelud i sulmit të pajustifikueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, që do të ketë pasoja të tmerrshme për rajonin. Fatkeqësisht, si BE-ja edhe SHBA-të, ndajnë përgjegjësinë dhe fajin historik për lejimin e rrjedhës së ngjarjeve në këtë drejtim, pasi po vazhdojnë të injorojnë në mënyrë të pandërgjegjshme interesat dhe paralajmërimet e Prishtinës. Brukseli, në fushën e sigurisë, tutje mbetet “Tigër prej letre”. Ngjashëm si në rastin e Ukrainës, edhe në Kosovë, Uashingtoni duhet të marrë drejtimin për ta imponuar paqen në rajon, natyrisht pa pretenduar që ta shpërblejë Serbinë me Veriun e Kosovës apo me aneksimin e mundshëm të Republikës Serbska e koncesione tjera shtesë në Malin e Zi.
Interesat afatgjata të SHBA-ve ndërlidhen me etablimin e faktorit shqiptar në Europën Juglindore si partner strategjik i Uashingtonit dhe marrëdhënieve transatlantike.
Impotenca strategjike evropiane
Nga rifillimi i luftës në Ukrainë, vetëm disa orë para 24 shkurtit, Putini bënte publik vendimin për rifillimin e “një ndërhyrje të posaçme ushtarake” në Donbasin lindor të Ukrainës, që shënonte de fakto fillimin e luftës për pushtimin e Ukrainës. Fillimisht ushtria ruse do të hynte në të njëjtën kohë në rajonet e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut të Ukrainës, të cilat ishin nën kontrollin e administratës së Kievit, si dhe në rajonet Kharkiv, Sumi dhe Chernihiv përmes kufirit rus dhe rajonin e Çernobilit përmes Bjellorusisë.
Pa kaluar dhjetë orë nga fillimi i luftës Andriy Melnyk, amabasadori ukrainas në Berlin, shfaqet para kamerave mediatike të kryeqytetit gjerman. I veshur me kostum të errët dhe kravatë të errët, elegant si gjithmonë, e përshkruante analistja gjermane Silvia Stöber po atë ditë. Ambasadori i Ukrainës flet për ngjarjet në atdheun e tij: Rusia ka nisur një luftë asgjësimi, tanket po rrotullohen drejt Kievit nga Bjellorusia dhe agresioni ushtarak ka përmasat që nuk ka pasur asnjë luftë që nga Lufta e Dytë Botërore.[1]
Tri ditë më vonë, në Bundestag, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëron KTHESËN në politikën e jashtme gjermane.
Por kishte zëra brenda kupolës së pushtetit, e sidomos ekspertë të luftës, që bënin thirrje për t’i dhënë fund luftës një orë e më parë përmes dorëzimit të Ukrainës!
Ndërkaq në Bruksel dhe qendrat tjera vendimmarrëse europiane, në ditët e para të luftës dëgjoheshin zërat, që rikujtonin raportet e agjencive të ndryshme, të ashtuquajturit ekspert për çështje të Rusisë… dhe mediave, që nga kjo distancë kohore fare lehtë mund të mirret me mend se kanë qenë të financuara nga Moska, që përsërisnin vazhdimisht opinionin se egziston mundësia reale që Ukraina do të binte për pakë ditë.
Që nga rifillimi i lufëts në Ukrainë dhe sidomos pas qëndresës titanike të dëshmuar nga populli ukrainas, ekspertët e fushës dhe njohësit e gjeopolitikës, e kishin të qartë se Moska do të bënte çmos që ta zgjerojë frontin e lufëts. Dy ishin mundësitë për zgjerim të këtij fronti: e para, në vendet e Baltikut, ku pakica ruse kishte një shtrirje të mirë në tri ish republikat baltike që ishin pjesë e BRSS-së – Estoni, Lituani dhe Letoni; e dyta, në Siujdhesën Ilirike [Ballkain Perendimor], me theks në Bosnjë dhe Kosovë.
Në dhjetorin e vitit 2022 Serbia kishte bërë testin e parë serioz për shpërthimin e flakëve të lufëts, duke instaluar barrikadat në rrugë dhe pregaditur istikamet e luftës që qenë shoqëruar me dislokimin masiv të ushtrisë serbe pranë kufijve të Kosovës, pavaërsisht 48 bazave ushtarake e policore të përhershme që ka kohë i ka instaluar gjithandej kufirit me Kosovën.
Sidoqoftë, bllokimi i rrugëve nga demonstruesit do të pasonte me shkëmbim zjarri mes palëve. “Të shtëna me armë kanë shpërthyer në veri të Kosovës. Sipas policisë lokale, ajo është qëlluar nga të paktën tre grupe të ndryshme pranë pikës kufitare Bërnjak.” [2]
Ndërkaq mbi një veturë të misionit të BE-së në Kosovë – EULEX-it ishte hedhur edhe një granatë dore.
Ky test i Serbisë e vuri në lëvizje mekanizmin e stërlodhur të diplomacisë së BE-së.
BE-ja paraqiti një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke u marrë kështu me menaxhimin e krizës, por asesi të ndërmarrë iniciativë të fortë për zgjidhjen e çështjes, që do të nënkuptonte njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Pengesë reale në këtë plan, sërish rezulton të jetë mosuniteti brenda vetë BE-së, respektivisht imponimi i qëndrimit të pesshës së shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 22 vendeve tjera të BE-së që e kanë njohur këtë vullnet të popullit shqiptar.
Teksti i propozimit të ri të BE-së, sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ishte dorëzuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti pak para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri, që pat zhvilluar punimet e tij në dhejetor 2022. Sipas Borrelit tek tashti BE-ja ishte pregaditur për fillimin e diskutimeve serioze. Produkt i këtij fillimi të ri diskutimi ishte projekti frënko-gjerman, që do të shpërfillte rezolutën e Parlamentit Europian të miratuar në fillim të korrikut 2022, ku insistohej për njohje reciproke në qendër të marrëveshjes dhe letrën e presidentit të SHBA-ve të janarit 2022, që gjithashtu insistonte për njohjen reciproke në qendër.
Sidoqoftë, diplomacia e BE-së do të arrijë që më 27 shkurt 2023 ta imponojë një marrëveshje, të cilën do ta pranojë edhe pala serbe, pavarësisht se nuk do të denjojë ta nënshkruaj; ajo marrëveshje do të pasohet me një dokument që u cilësiua si aneks i akorduar, por vetëm i tillë nuk ishte [sërish i panënshkruar në mungesë të vullnetit nga pala serbe] më 18 mars në takimin e Ohrit.
Në rrjedhën e ngjarjeve, kjo marrëveshje duket sikur të ketë dështuar me qëllim ose thjeshtë për shkak të impotencës strategjike të vetë BE-së.
Agjenda gjeopolitike e munguar e BE-së për Ballkanin Perendimor
Agjenda gjeopolitike e Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor do të duhej të ishte e përqendruar në integrimin e vendeve të këtij rajoni në strukturat evropiane dhe promovimin e stabilitetit, zhvillimit ekonomik, demokracisë, dhe sundimit të ligjit. BE ka në qendër të politikës së saj ndaj Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e këtij rajoni, në mënyrë që të forcojë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian dhe të promovojë paqe, siguri dhe prosperitet në rajon.
Në vitin 2003, BE krijoi Procesin e Stabilizim-Asociimit (PSA) për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe më vonë duke ia bashkuar këtij procesi edhe Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbin. Kjo strategji synon të ndihmojë vendet e rajonit në zhvillimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, promovimin e ekonomisë së tregut dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Të gjithë këta hapa cilësohen në strategjitë politike si “ndërhyrje e butë”, meqë nuk kishte dakordancë të brendshme për një kurs politik të fort [hardliner].
Procesi i Berlinit është njëri nga instrumentet e strategjisë së munguar për vite të tëra.
Sidoqoftë agjenda gjeopolitike e munguar e BE-së për Ballkanin Perëndimor do të duhej të përmbante disa elemente qensore:
- Procesin e zgjerimit: BE vazhdon të mbështesë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në përputhje me kriteret e anëtarësimit të vendosura nga Komisioni Europian dhe instancat tjera vendimmarrëse të Unionit. Kjo përmban ndihmën në përgatitjen e tyre institucionale, ligjore dhe ekonomike për t’u bërë anëtare të BE-së në të ardhmen. Por vazhdimisht e ka shtyrë për në kalendrat greke këtë zgjerim!
- Stabilitetin dhe sigurinë: BE punon për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të forcojnë sigurinë e tyre dhe të promovojnë stabilitetin në rajon. Kjo përfshin mbështetjen në zbatimin e reformave në fushën e sigurisë, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.
Sidoqoftë, duke e trajtuar Serbinë krejt ndryshe nga këto objektiva, duke e toleruar tutje atë që në kushtetutëtn e saj ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të shtetit serb, BE-ja de fakto ka zvarritur zgjidhjen e nyjes gordiane në Ballkanin Perendimor: raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, si dy kombe me histori të thellë konflikti e lumenj gjaku në mes.
- Zhvillimin ekonomik dhe investimet: BE inkurajon zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe promovimin e investimeve në rajon. Kjo përfshin mbështetjen në rritjen e tregut të brendshëm, rritjen e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e reformave ekonomike.
Duke toleruar eksperimentimin e dyshes Vuçiq – Rama përmes Ballkanit të Hapur, që de fakto ishte projekt ruso-serb për mbajtjen e Ballkanit tutje si zonë e influencës ruse, për kohë të gjatë, BE sikur dëshmonte sërish për mungesën e agjendës gjeopolitike për Ballkanin Perendimor! - Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit: BE përkrah dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky proces synon zgjidhjen e konflikteve dhe krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të paqesore ndërmjet tyre.
Por, si i tillë, ky proces tashmë është shndërruar në majën e Ajsbergut, që shenjon ecjen drejt dështimit të mundshëm, gjithësesei të padëshirueshëm të BE-së në rajon! Prandaj ndërhyrja e SHBA-ve rezulton e pashmangshme, nëse ky dështim nuk duam që t’i faturohet pastaj komplet komunitetit euroatlantik.
Përmes këtyre strategjive dhe politikave, BE synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm, demokracinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që vendet e këtij rajoni të integrohen në Bashkimin Evropian dhe të përfitojnë nga avantazhet e anëtarësimit në BE.
Në një moment struktura duhej të shtrëngohej. BE-ja nuk duhet të mbetet një kështjellë prej letre, siç thuhet shpesh. BE-ja, sado që cilësohet si një konstrukt marrëveshjesh të bukura politike, pa një bazë të fortë, në esencë mbetet projekti më ambicioz që kanë nëdrmarr ndonjëherë shtetet e kontinentit tonë të vjetër. Kjo nuk ka qenë kurrë aq e qartë sa ka qenë në muajt e fundit, pasi për herë të parë bëhej fjalë për të treguar forcë së bashku në vendimet globale politike dhe ekonomike.
Përfundim
Që nga prologu i fundit të Luftës së Ftohtë [1990], strategët konservatorë në Pentagon dhe në institutet e mendimit gjeopolitik gjithandej në Perendim, kanë propaganduar teori të vjetra gjeopolitike që i shtohen atyre egzistuese që nga vitet 1940.
Lufta në Ukrainë është produkt edhe i këtyre teorive, përveç ëndrrës së Putinit për revizionimin e historisë. Ndërkohë, Rusia dhe Kina hapur janë angazhuar të “formojnë një botë në kundërshtim me interesat dhe vlerat e SHBA”.[3] Në këtë garë BE-ja duket se ka dalë jashtë lojës! Asaj, pra BE-së, sikur i mungn fare strategjia për trajtimin afatgjatë të Siujdhesës Ilirike.
Në këtë vakum po vepron Serbia për të shtrirë ndikimin e saj sërish në gjithë rajonin – tej territorit të saj, respektivisht për ta realizuar strategjinë se saj, që ka të nbëjë me gjeopolitikën pstmoderne serbe që identifikohet me objektivin për ngritjen në këmbë të “Botës serbe”. Ajo sërish ka rritur oreksin për të siguruar dalje në Adriatik, por edhe për ta rikthyer nën kontrollin e saj hapësirën e interesit jetik të Republikës ës Kosovës, siç është veriu i saj me pasuritë e mëdha minerare e ujore.
Këto janë arsyet reale përse Beogradi tallet me diplomacinë perendimore dhe nuk respekton marrëveshjen e Brukselit.
Prandaj, ekspertët i druajnë hapjes së frontit të dytë të luftës në Europë, meqë supozojnë se kështu mund të kemi përplasje mes fuqive të mëdha. Në dritën e këtyre zhvillimeve gjeopolitike, rirreshtimi gjeopolitik i dy republikave tona është i qartë dhe ka peshën e vet reale.
- https://www.tagesschau.de/inland/botschafter-ukraine-deutschland-101.html
- https://www.watson.ch/international/kosovo/759091323-die-aktuellsten-entwicklungen-zwischen-kosovo-und-serbien
- https://www.planet-wissen.de/gesellschaft/politik/geopolitik/index.html
Rruga Press