Lajme

Kurti: Vuçiqin e mërzit demokracia, dëshiron të bëhet mbret

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet me Serbinë e situatën e sigurisë në një intervistë për median kroate Veçernji.

Lideri i ekzekutivit ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dëshiron të bëhet mbret dhe se atë e mërzit demokracia.

“Në kufi ka baza sulmuese të ushtrisë serbe dhe për këtë jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ai ka folur edhe për armatimin që është siguruar së fundmi për FSK-në.

“Blemë bajraktarët, dyfishuam buxhetin ushtarak dhe shtuam numrin e ushtarëve”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player