Opinion/Aktualitet

Pozita e djeshme dhe opozita e sotme dhe zhbërja e shtetit

Nga Sami Kurteshi

Në ditën e sotme para 13 vjetësh, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) me 10 vota për, 4 kundër dhe në mungesë të përfaqësuësit të Kinës, në opinionin e saj konstatoi se deklarata e pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk përbënte cenim të së drejtës ndërkombëtare.

GJND në opinionin e saj vërtetoi parimin se e drejta për vetëvendosje e popujve është parim përgjithësisht i pranuar në të drejtën ndërkombëtare, që nuk derogohet në asnjë rrethanë.

Ky gurthemel legal i shtetësisë së Kosovës, që Kosovën e shpall entitet legjitim të së drejtës ndërkombëtare dhe botës demokratike, i pranuar botërisht, njëherë e përgjithmonë fundosi përfundimisht pretendimet serbe mbi Kosovën.

Mirëpo, kasta politike e atëhershme pushtetmbajtëse në Kosovë, e kapur nga lajmin për pushtet, nga pangopshmëria kriminale për pasurim e vjedhje, nga injoranca dhe mungesa e ndërgjegjes shtetndërtuese, në vend që të orientohet në ndërtimin e shtetit të ri e të brishtë, kapi atë tërësisht për ta ngulfatur.

Si pasojë e karakterit plangprishës e kriminal të ish-pushtetmbajtësve të Kosovës, më 10 mars 2011 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të shantazhuar nga kjo kastë politike e shantazhuar, jo vetëm e zhvlerësuan mendimin e GJND për pavarësinë e Kosovës, por rihapën rrugën e kontestimit të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, nëpërmjet rezolutës për fillimin e bisedimeve teknike me Serbinë, për të vazhduar më 18 tetor 2012 me legjitimimin e të ashtuquajturave bisedime politike dhe rrugës së shtetzhbërjes për Hashim Thaçin, që qysh ditën e nesërme, më 19 tetor 2012 të takonte Ivica Daqiçin në Bruksel.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rezultati i këtyre veprimeve antishtetërore e shtetzhbërëse i pushtetmbajtësve të kriminalizuar dhe lakejve të tyre deputetë, u finalizua më 19 prill 2013, me Marrëveshjen pesëmbëdhjetë pikëshe, nga të cilat gjashtë të parat ishin për krijimin e zajednicës serbe- një karikaturë e shëmtuar e Republika Srpska të Bosnës, e cila u ratifikua në Kuvendin e Kosovës më 27 qershor 2013, që në thelb synon fillimin e zhbërjes de jure e de facto të shtetit të Kosovës, duke i vënë bazat ligjore të bosnjëzimit të Kosovës – pra zhbërjes së shtetit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kasta politike ish-pushtetmbajtëse e Kosovës, edhe njëherë më shumë, me të gjitha veprimet politike që nga lufta e lavdishme e UÇK, dëshmoi karakterin e saj antidemokratik, antiperëndimor, antishtet, duke tradhëtuar gjakun e derdhur liridashës të popullit shqiptar dhe kontributin kolosal të partnerëve të angazhuar të botës demokratike perëndimore, duke zhvlerësuar çdo veprim dhe kontribut të tyre në të mirë e për të mirën e Kosovës.

Po këta akterë politikë dhe pinjollët e tyre bashkëmendimtarë, vazhdojnë me po të njëjtin elan përpjekjen për zhbërjen e shtetit, por me mjete të tjera dhune, duke e kyqur në këtë përpjekje antishtetërore, veç shumicës së medieve vendore, edhe Gjykatën Kushtetuese.

Prandaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, përveç dekonstruktimit të këtyre veprimeve shtet-zhbërëse të opozitës së sotme impotente por të kriminalizuar skajshmërisht dhe lakejve të saj, duhet ta afirmojë në mënyrë të vazhdueshme me punë të përkushtuar dhe vendosmëri parimore këtë vendim të GjND, si për imazhin e vendit tonë jashtë, ashtu edhe për shtetndërtimin përbrenda.

Rruga Press

YouTube player