Bota

“Po përpiqet të blejë kohë”, kreu i CIA-s: Putini do të hakmerret me Prigozhin

Drejtori i CIA-s, William Burns, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta është ende duke analizuar mundësitë se si të sillet me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Një muaj më parë, mercenarët e Wagnerit dhe bosi i tyre udhëhoqën një rebelim në Rusi.

“Rebelimi i Wagnerit ekspozoi dobësi të konsiderueshme në sistemin e pushtetit që ndërtoi Putin. Ai do t’i hakmerret Prigozhinit”, tha Burns dje në Forumin e Sigurisë në Aspen, shkruan BBC.

Prigozhin u shpërngul, por nuk është e qartë se ku ndodhet tani sepse së fundmi ka qenë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, por edhe në Rusi. Kreu i CIA-s beson se Putini po përpiqet të blejë kohë gjersa të gjej mënyrën për ta larguar nga skena ish-aleatin.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Mercenarët e Wagnerit kanë ende vlerë për udhëheqjen ruse në vende si Afrika, Libia dhe Siria, kështu që Putini ka të ngjarë të përpiqet të ndajë grupin nga udhëheqësi i tij, tha Burns.

“Putini është dikush që mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë. Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i hakmarrjes, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin do ta shmangte hakmarrjen”, tha Burns.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ekziston rreziku që mund të helmohet shefi i Wagnerit. “Po të isha në vendin e tij, do të shikoja se çfarë ha. Do të mbaja një sy në menunë time”, komentoi lideri amerikan.

Rruga Press

YouTube player