Art & Kulturë

Hapet ekspozita “Herstories” në kuadër të Autostrada Biennale

Në kuadër të edicionit të tretë të Autostrada Biennale u hap ekspozita “Herstories” me autore Malgorzata Mirga – Tas.

Autorja Małgorzata Mirga -Tas është një artiste rome e arteve vizuale që vjen nga Polonia.

Ajo bashkë me anëtarët e komunitetit rom nga Prizreni, e kanë veshur një shtëpi pranë lumit Lumbardh, duke e mbuluar atë me një seri të portreteve të grave të jashtëzakonshme rome, vendase dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Shpresa Agushi, Nicoleta Bitu, Zinet Galushi, Delaine Le Bas, Esma Redjepova janë gratë të cilat u portretizuan në mënyrë artistike.

Kolazhet nga Mirga -Tas janë krijuar me fragmente të pëlhurave të ndryshme. Shumica e tyre janë marrë direkt nga gardëroba e grave të portretizuara dhe përbëhen nga pjesë të fundeve, shamive apo bluzave të qëndisura mbi perde, rroba të shtratit dhe lecka.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe zëvendësministri i MKRS, z. Sejnur Veshall i cili në fjalimin e tij tha që puna në këtë ekspozitë tregon që për gratë rome të cilat ishin dhe janë aktive, që ato punojnë për ndryshim, luftojnë për edukimin e fëmijëve të tyre dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet në mjedisin rom që zakonisht është shumë tradicional.

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Ekspozita është e hapur për dy muajt e ardhshëm, në Komunën e Prizrenit, në rrugën “Remzi Ademaj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *