Lajme

Konjufca pritet nga kryetari i Senatit Francez, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon

Në vazhdën e vizitave zyrtare në Francë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se është takuar edhe me kryetarin e Senatit Francez, Gerard Larcher.

Me të, Konjufca ka thënë se ka pasur kënaqësinë të bisedojë për çështje me rëndësi të dy vendeve.

“Gjatë kësaj bisede diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet mes vendeve tona që janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Tutje, kryeparlamentari ka thënë se ka falënderuar Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit strategjik.

“Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj.  Prandaj, z. Larcher, që është i angazhuar në cilësinë e Kryetarit të Senatit Francez, i shpreha interesimin dhe përkushtimin tonë në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët”, ka përfunduar Konjufca.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeparlamentari i Kosovës ka takuar edhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player