Kuriozitete

Seriali “The Simpsons” habit sërish duke parashikuar të ardhmen

Seriali i animuar”The Simpsons” ka parashikuar shtatë vite më parë fluturimin hapësinor të miliarderit britanik Richard Branson.

Branson udhëtoi në hapësirë me raketën e tij Virgin Galactic, duke u bërë personi i parë që shkon në hapësirë me një anije të ndërtuar nga vetë kompania e tij.

Një skenë nga shfaqja Fox e gjatë ka shumë ngjashmëri të çuditshme me pamjet e Branson brenda raketës së tij. Skena, u shfaq në episodin e Sezonit 25 “Lufta e Artit”.

Ajo është bërë virale në rrjetet sociale duke ngritur dyshime sesi ka mundësi që ky serial parashikon gjithçka që nga presidenca e Donald Trump te pandemia koronavirus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *