Lajme

Qeveria publikon listën me emrat e OJQ-ve dhe mediave që kanë përfituar mbështetje financiare për promovimin e të drejtave të komuniteteve

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka publikuar listën me emrat e organizatave joqeveritare dhe mediave, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare për projektet/programet për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë.

Sipas thirrjes publike të datës 31 maj 2023, mjetet financiare iu ndahen mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ndërsa, OJQ-ve që kontribuojnë në Aktivitetet Kulturore të cilat promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve, duke përfshirë shënimin e ditëve të veçanta të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Për të bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të parashtruara është formuar një komision, i cili është themeluar me 16 qershor 2023.

Ky komision pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve të parashtruara nga OJQ-të dhe mediat, ka nxjerr listën preliminare të përfituesve konform legjislacionit në fuqi.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Listën e plotë e gjeni mposhtë.

Rruga Press

YouTube player