Presidentja Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL UÇK-së
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale, kjo pasi që ata (veteranët) kanë mbetur jashtë këtij ligji.
Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka kërkuar një takim me presidenten Vjosa Osmani që të mos lihen anash nga ky ligj.
Ky takim pritet të mbahet sot në orën 14:00, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Nga Presidenca vetëm kanë konfirmuar se takimi me veteranët do të mbahet sot.
Rruga Press