Lajme

Lajçaku pas takimit me Kurtin në Greqi: Diskutim i dobishëm për situatën në veri dhe rrugën drejt shtensionimit

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti në Greqi, ku po mbahet edicioni i 25-të i simpoziumit ndërkombëtar SYMI.

Lajçaku ka thënë se me Kurtin kanë pasur një diskutim të dobishëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, si dhe rrugën përpara drejt shtensionimit.

Lexo më shumë  Kurti në Chopin Piano Fest: Suksesi i artistëve tanë përtej Evropës

“Në Simpoziumin e SYMI-t të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit, si dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkroi emisari në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Nga Planit të Rritjes, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro
YouTube player