Lajme

Armët në kisha, Vujoviq: Duke e ditur situatën në Mal të Zi, s’i përjashtoj pretendimet për armatosjen e një pjese të veriut

Nënkryetar i Qendrës Malazeze PEN dhe akademiku Sreten Vujoviq, në një intervistë për The Geopost, ka folur për pretendimet e deputetes britanike Alicia Kearns, se armët në veri të Kosovës kontrabandoheshin me autoambulanca dhe dërgoheshin në kisha

“Duke e ditur mjaft mirë situatën në Mal të Zi, nuk e përjashtoj që pretendimet për armatosjen e pjesës veriore të Kosovës janë të vërteta”, tha ai.

“Shumë gjatë është heshtur dhe dihet se që nga fillimi i dramës ballkanike, njerëzit e kishës ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet e luftës, se kishat ishin praktikisht qendra grumbullimi ku ruheshin armët dhe municionet”.

Po ashtu ai ka theksuar se në veri të Kosovës gjenden 11 laboratorë të narkotikëve, të cilat sipas tij, kontrollohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, Vuçiq do ta tejkalonte lehtësisht humbjen e atyre komunave me kompensimin e përmendur tashmë, por nga analistët nga Serbia dëgjojmë se ai ka nevojë për atë zonë si ‘tokë të askujt’ në mënyrë që të 11 laboratorë me opiume mund të tregtojnë pa pengesa”, shtoi ai.

Ndryshe, shefja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka ngritur alarmin se po kontrabantohen armë nga Serbia dhe po ruhen në kishat ortodokse serbe, ndërsa transporti bëhet nëpërmjet autoambulancave në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Qeveria e Britanisë së Madhe dhe ushtarët e sapokthyer nga shërbimi në KFOR janë të vetëdijshëm se ka armatim që kontrabandohet me ambulanca nga kufiri prej Serbisë, në kishat ortodokse. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja vonohet shumë”, ka thënë ajo.

Por, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se nuk kanë asnjë dëshmi për pretendimet e ngritura nga deputetja britanike, ndërsa ka shtuar se hetimet për një çështje të tillë janë nën përgjegjësinë e strukturave të sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player