Lajme

Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur, nga Pavarësia jam kryeministri më i përpiktë ndaj deputetëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar se sulmi i deputetëve në seancën plenare të Kuvendit, ishte i përgaditur.

Në një prononcim për EO, një thirrje vjen nga Kurti për deputetët duke u kërkuar që debatet të zhvillohen me argumente e kundërargumente gjersa thekson se vet ai, mbetet kryeministri më i përpiktë që iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime…Unë edhe një herë i lus deputetët e Kuvendit të Republikës që për çdo gjë të organizojmë debate parlamentare ku i shoshisim gjerë e gjatë argumentet, faktet, qëndrimet, mendimet, opinionet tona pa dhunë dhe ata të cilët kanë të drejtë, besojnë në të drejtën që prezantojnë nuk do duhej t’i frikësohen debatit…Thjesht kur ka vazhduar seancë unë është dashur ta vazhdoj fjalën, por kryeparlamentari më tha ‘Kryeministër a bën mos ta vazhdosh fjalën në mënyrë që t’i qetësojmë gjakrat?’, unë isha dakord për këtë gjë. Por përkundër kësaj kjo nuk dha rezultat.Pra, unë jam kryeministri i cili jo vetëm nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është më i përpikti në përgjigjen e pyetjeve parlamentare”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ky i fundit theksoi se shkuarja e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës vie si rrjedhojë e tri pyetjeve parlamentare të shtruara për të. Për të njëjtat, thotë se nuk iu kanë parashtruar gjersa thekson se për përleshjet, nuk ka arsye për shfaqjen e tyre.

“Unë atë ditë kam shkuar në kuvend për shkak se kam pasur tri pyetje parlamentare. Të tri pyetje nga deputetët e opozitës të cilat nuk i bënë. Pyetjet parlamentare janë për deputetët. Unë shkova për ta. Edhe fjalën e fundit tek pyetja parlamentare sipas rregullores sëre të Kuvendit të Kosovës e ka pikërisht deputeti. Unë isha i gatshëm, mirëpo ata nuk i bënë pyetjet parlamentare. Në anën tjetër nuk ka debat të jashtëzakonshëm ku e kanë ftuar kryeministrin e unë nuk kam shkuar. Me fjalë të tjera nuk ka arsye, nuk ka shkaqe për ato pamje të shëmtuara që janë pasojë e sulmit mbi qeverinë. Ndërsa shkase për pakënaqësinë nga më të ndryshmet gjenden atëherë kur ke synime aspak fisnike”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

Rruga Press

YouTube player