Video komike/ Temperatura arrin 45 gradë, pamjet kur turku gjuan diellin me gurë
Vala e të nxehtit ka përfshirë Europën me temperatura që kalojnë 40 gradë. Por në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar ka gjuajtur me gurë lart në drejtim të diellit me gurë.
Mediat turke të cilat kanë publikuar foto dhe video të qytetarit të prekur nga vapa, thonë se hodhi një gur drejt diellit duke thënë: “Na ke shkatërruar”.
Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.
Rruga Press