Bota

Vuçiqi nuk pranon ta shkarkojë Vulinin, kërkon prova prej SHBA-së

Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do t’i kërkojë SHBA-së që të sigurojë prova kundër Aleksandar Vulinit, drejtorit të BIA-s, për drogë, por, shtoi ai, gjoja e di se nuk ka asgjë rreth asaj sepse sanksionet i janë vendosur për shkak të Rusisë.

“Nëse na japin ndonjë informacion për drogën, do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, nuk ka asgjë. Arsyeja është Moska dhe qëndrimi ndaj Rusisë. Dhe sikur të kisha thënë disa ditë më parë se ne po vendosim sanksione kundër Rusisë, nuk do të kishte sanksione kundër Vulinit”, tha ai.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Sanksionet ndaj Vulinit, shtoi ai, “nuk është një masë e lehtë për ne, ishte politika ime dhe unë jam fajtor për të, por duhet të kuptojmë se është një situatë shumë e rëndë dhe do ta trajtojmë në atë mënyrë”, raporton danas.

Presidenti i Serbisë foli për marrëdhëniet e mira që ka me zyrtarët amerikanë, duke vlerësuar veçanërisht ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Amerika na duhet si partner dhe mik, e di që kjo nuk është diçka popullore për t’u thënë”, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje dhe “mburrej” me armët moderne që Serbia mori nga amerikanët.

Rruga Press

YouTube player