Lajme

Përleshja fizike në Kuvend, Mërgim Lushtaku thirret nga Prokuroria për veprën penale “Sulm”

Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është thirrur të paraqitet në Prokurori pasi dyshohet për veprën penale “Sulm”, ndaj deputetëve.

Përleshja ka ndodhur pasi deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Lexo më shumë  Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, qytetari nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se “ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.

Lexo më shumë  Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë penalisht ministrin e Financave Petrit Malaj

Rruga Press

YouTube player