Lajme

Konjufca tenton ta nis seancën, PDK-ja përsëri e bllokon foltoren e Kuvendit

Pas dhunës në Kuvendin e Kosovës, në mes të përfaqësuesve të opozitës dhe pozitës, kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka tentuar ta nis një seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga 41 deputetë.

“Shpresoj që të mbretëroj gjakftohtësia, ky është serioziteti që institucionet me mujt me vazhdu. Na ka ardhë një thirrje për seancë të jashtëzakonshme është e thirrur prej 40 deputetëve, kjo është kategori kushtetuese dhe duhet ta mbajmë. Sipas këtij detyrimi që e kemi po vazhdojmë”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Por, kjo përsëri nuk është lejuar nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët përsëri e kanë bllokuar foltoren, duke ia pamundësuar punën normale Kuvendit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player