Lajme

Nis reduktimi i forcave policore nga objektet e komunave në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur të reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të qeverisë.

Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa KosovaPress mëson se këto lëvizje janë zhvilluar paralelisht nga komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lexo më shumë  Haxhiu: Një herë thanë mos thirrni seancë se ka kaluar afati, tash po thonë thirreni – s’po i kuptoj

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për  se ka filluar të implementohet vendimi i qeverisë së Kosovës për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.

“Po, ka filluar reduktimi i njësive policore nga komunat ku kemi qenë prezentë. Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë operacioni”, ka thënë për nënkoloneli Elshani.

Rruga Press

YouTube player