Qeveria e Kosovës formon Grup Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KE
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për të formuar grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se në fazën e dytë duhet një bashkëpunim më i gjer ndërinstucional për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Zeri.info.
“Në fazën e dytë do të na nevojitet një bashkëpunim shumë më i ngushtë ndërinstitucional me qëllim për tu përgatitur për të gjitha kërkesat dhe raporteve që do të na vijnë”, tha Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë.
Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, dha detaje në lidhje me alpikimin e Kosovës në KE, për çka tha se në këtë fazë priten vizita të shpeshta nga zyrtarë të KE-së në vendin tonë.
“Procesi i aplikimit gjendet tek Asambleja Parlamentare e KE-së e cila do të jep opinionin e saj nëpërmjet përpilimit të një numri të raporteve për gjendjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në republikën tonë, kjo periudhë do të shoqërohet me vizita”, tha Kurti.
Rruga Press