Osmani kujton gjenocidin e Srebrenicës: 8.372 nëna edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vjet më parë në Srebrenicë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se 8.372 nëna të Srebrenicës edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre.
Postimi i plotë:
8372 nëna të Srebrenicës, që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!
Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.
Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnjë e Hercegovinën edhe sot.
Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!
Rruga Press