Lajme

Zulfaj: Serbia po i refuzon të gjitha marrëveshjet, BE masa negative ndaj Kosovës

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka shkruar në Twitter se Serbia po i refuzon të gjitha marrëveshjet.

Sipas tij, Kosova ka qenë pala më konstruktive në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, derivat i propozimit franko-gjerman.

“Mundohuni ta kuptoni këtë. Kryeministri Albin Kurti pranoi propozimin e Bashkimit Evropian [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Seri] dhe kërkoi që të nënshkruhej. Serbia refuzoi”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Po ashtu ai shtoi se Kurti ofroi hartimin e një statuti për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Themelore, por sipas tij ky statut nuk u pranua nga Bashkimi Evropian.

“Ofroi hartimin e një statuti për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë. BE-ja refuzoi. Ofroi një takim trepalësh më 22 qershor në Bruksel. Serbia refuzoi. BE-ja – masa negative ndaj Kosovës”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player