Lajme

Vuçiqi flet në telefon me Macronin, i kërkon t’i bëjë presion Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë përmes telefonit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ka deklaruar se ia ka paraqitur situatën e fundit në Kosovë, duke shtuar se ndaj serbëve “është duke u ushtruar dhunë direkte”.

Ai tha se i ka kërkuar Macronit që të bëjë përpjekje shtesë “që pala e Prishtinës të vjen në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur”.

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Vuçiqi ka thënë se e ka falënderuar presidentin francez për vullnetin e tij që ta dëgjojë Beogradin si dhe e ka falënderuar për përcaktimin e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës, që është e ka quajtur, komplekse dhe të rrezikshme.

Ndërkohë është Vuçiqi ai që ka rrefuzuar takimin trepalësh në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Borrell.

Rruga Press

Lexo më shumë  Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
YouTube player