Lajme

Policia e Kosovës nis testimin e pilot-projektit për kamerat e trupit

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten për fillimin e fazës testuese të pilot-projektit për përdorimin e kamerave të trupit nga zyrtarët e saj.

Siç thuhet në njoftim, ky projekt është zbatuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me Institutin për Trajnim dhe Asistencë në Policinë e Kosovës (ICITAP) dhe Birojnë për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Programet e Ligjit (INL).

Lexo më shumë  Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e Kosovës

Përmes këtij projekti, Policia e Kosovës synon të rrisë përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, si dhe të rritë besimin e tyre në institucionin e policisë. Kamerat e trupit do të argumentojnë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.

Për të finalizuar projektin, Policia e Kosovës ka përgatitur dokumentacionin dhe procedurat standarde të operimit, në bashkëpunim me institucionet kompetente. Faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit ka filluar sot në Njësinë për Kontroll të Autostradave, ndërsa do të vazhdojë më pas me njësitë tjera policore.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian

Po ashtu, Policia ka theksuar se pas përfundimit të fazës testuese, do të informojë opinionin dhe qytetarët përmes një njoftimi zyrtar apo konferencë zyrtare.

Rruga Press

YouTube player